Maskat mbrojtëse mund të mos jenë të detyrueshme në objektet e mbyllura publike gjatë verës, tha zyrtarja e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë, Jenny Harris.
E pyetur nëse bartja e maskave do të bëhet ligjore në objektet publike nëse qeveria, sipas planit, do të zbutë të gjitha masat deri më 21 qershor, Harris tha në një konferencë në Downing Street se një gjë e tillë nuk do të jetë kështu.
Ajo shtoi se maskat mund të kthehen gjatë muajve të dimrit.
Harris tha se “ndërsa hyjmë në vjeshtë, pastaj në dimër, kalojmë shumë më shumë kohë brenda dhe është e mundur që të kërkojmë bartjen e maskave”.
“Por, është e mundur që maskat të mos jenë të detyrueshme në objektet publike gjatë verës,” vlerësoi ajo.