Kryeministri Ramush Haradinaj sot pasdite është takuar me strukturat e AAK-së në Viti. Në këtë takim, 200 anëtarë të rinj kanë aderuar në këtë parti.
Kryetari i AAK Haradinaj ka folur edhe për proceset politike nacionale, i cili tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur.
Po ashtu ai tha se në mandatin e tij si kryeministër është arritur të bëhet Ushtria e Kosovës.
Haradinaj ndër të tjera përmendi edhe idenë e korrigjimit të kufijve, që sipas tij, kjo është në dëm të Kosovës.
Ndërsa, për liberalizimin e vizave, kryeministri pret që kjo të ndodhë brenda këtij viti, edhe pse ngriti si shqetësim largimin e të rinjve nga Kosova.
Banorëve të Vitisë iu premtoi se në Gërlicë do të ndodhë kyçja në autostradën rrugore.
Kryeministri përmendi edhe të arriturat në sektorin e ekonomisë, me disa ligje të krijuara për të bërë biznes.
Ndërsa, kryetari i degës së AAK në Viti Faruk Nura, tha se sot degës së AAK në këtë komunë, falë punës së madhe për shtetin e Kosovës që është bërë nga kryeministri Haradinaj, i shtohen 200 anëtar të rinj në Viti.
Për koincidencë, një prej të aderuarve ishte me emrin Baton Haxhiu.