Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane. Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.
Presidenti Macron ia kishte dërguar ftesën për takim para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.