Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nesër do të udhëtojë drejt Parisit për të takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Sipas faqes zyrtare të presidencës franceze takimi dypalësh do të realizohet në orën 13:20.
Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 majit të vitit 2018.
Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.