Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.
Qytetarët mund të lajmërojnë rrezikun nga zjarret duke thirrur Qendrën Operative Emergjente përmes numrit të telefonit pa pagesë 112 ose njësinë më të afërt Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit 193, policinë e Kosovës 192 dhe ndihmën e shpejtë, në numrin e telefonit 194.