Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka bërë të ditur sot, se tre kandidatët e saj për deputetë tashmë janë certifikuar nga KQZ-ja.
“Tre kandidatët që i mbështet Lëvizja u certifikuan nga KQZ. Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës. Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës. Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit. U urojmë suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit, dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo”, thuhet në postimin në Facebook nga Lëvizja Vetëvendosjes-Qendra në Shqipëri.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill.