Samiti i sivjetmë i Procesit Brdo Brijuni ka mbledhur në Tiranë liderët e vendeve të rajonit, e që për qëllim ka të përçojë një mesazh politik lidhur me aspiratën e vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Në samit morën pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.
Pjesë e takimi, të ftuar nderi ishin edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.
Kjo e fundit, siç u tha për shkak të agjendës, doli nga mbledhja në mes të takimit dhe nuk u deklarua për media.
Pas mbledhjes plenare të Samitit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se bisedat mbrëmë dhe sot ishin të hapur, intensive dhe me frymë mirëkuptimi.
Ndërsa, Andrzej Duda tha se diskutimet që po zhvillohen mes liderëve të rajonit janë elemente të rëndësishme për stabilizim, meqë siç tha ai, këto diskutime dërgojnë në zgjidhje në zhdukjen e dallimeve.
Në fjalën e saj gjatë konferencës me gazetarë pas mbledhjes plenare të samitit, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, tha se dëshirojnë që sa më shpejtë të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.
E presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor pari një porosi për të gjithë vendet e rajonit.
Në konferencën pas mbledhjes plenare, u bë e ditur se samiti i radhës Brdo Brijuni do të organizohet në Slloveni.
Kujtojmë se procesi i Brdo-Brijunit është nismë rajonale themeluar në vitin 2010 nga presidenti i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë.