Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytetin e Kinës, Pekin, ndërsa 27 persona llogariten si të zhdukur, shkruan Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Siç raporton “China Daily”, shirat e dendur ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve në shumë pjesë të Pekinit.
Administrata e qytetit të Pekinit tha se 11 persona, mes të cilëve 2 persona që morën pjesë në aktivitetet e kërkim-shpëtimit në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, humbën jetën ndërsa 27 persona rezultojnë të zhdukur.
Mësohet se 4 nga 27 personat e zhdukur ishin pjesëtarë të ekipit të shpëtimit “Blue Sky”, i cili po kryente punën e kërkim-shpëtimit në një fshat të Fangshanit dhe vijon identifikimi i të tjerëve.
Raportohet se rreth 45 mijë persona janë prekur nga kushtet e pafavorshme të motit në 13 rajone të Pekinit ndërsa 127 mijë persona janë evakuuar në vende të sigurta në kryeqytet.