Një zënkë në Rahovec ka shkaktuar për pasojë lëndime fizike te një person, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 11:40, me ç’rast raporti 24 orësh thotë se një person, pas një zënke me dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë kishte pësuar plagë, nga një mjet i mprehtë(thikë).
I njëjti është dërguar në spital për tretman.
Personat e dyshuar pasi që kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor, me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje.