Trembëdhjetë persona kanë vdekur dhe të paktën 36 rezultojnë të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje pranë një faltoreje hindu në Kashmir Indi. Dhjetëra mijëra hindu marrin pjesë në pelegrinazhin vjetor në faltoren Amarnath.
Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe siguroi se të prekurit do të marin të gjitha ndihmat e nevojshme. Shpella është e mbuluar nga bora gjatë pjesës më të madhe të vitit. Autoritetet i lejojnë pelegrinët të vizitojnë vetëm 45 herë gjatë verës.
Në dy vitet e mëparshme, pelegrinazhi ishte i ndaluar për shkak të pandemisë. Autoritetet presin një numër rekord pelegrinësh këtë vit, duke vlerësuar se do të arrijnë edhe 800,000./abcnews/