E papritur ka qenë për familjarët vetëvrasja e efektivit 54-vjeçar Eduart Beqiri me armën e shërbimit në Delvinë.
Nuk e kanë imagjinuar se 54 vjeçari mund ta ndërmerrte atë veprim.
“Është diçka që s’e kemi i imagjinuar kurrë se mund ta bënte, nuk e dimë se çfarë ka kaluar ai në momentin kur ka ndërmarrë atë veprim. Nuk kemi asnjë ide për shkaqet. Presim policinë të hetojë”.
Polici ka lënë pas 3 fëmijë dhe gruan e tij. Prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.
“Nuk është i divorcuar se ka 3 fëmijë. Ai ka bërë vetëvrasje por nuk është në shtëpi me qira nuk është as i vetëm ka një familje, 3 fëmijë. Ngjarja është tronditëse për familjen tonë. Ai jeton në Delvinë për shkak të punës ndërsa shtëpinë e tij me gruan dhe fëmijët e ka në Gjirokastër”, tha më tej e afërmja.
Njoftimi i policisë mbi ngjarjen
Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews/