Shpërthime të shumta u dëgjuan në Kiev përderisa sulmet ajrore tronditën qytetin dhe luftimet janë ndezur në periferi të tij.
Zyrtarët ukrainas po përgatiten për një sulm rus në kryeqytetin, Kiev, ndërsa sulmi në shkallë të gjerë hyn në ditën e dytë, shkruan Aljazeera, transmeton Fol Drejt.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se deri më tani janë vrarë 137 persona, përfshirë civilë. Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se rreth 100,000 ukrainas janë zhvendosur, me mijëra të cilët kanë ikur në shtetet e afërta evropiane.
Në anën tjetër fuqitë perëndimore kanë njoftuar sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë./FolDrejt/