Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbetet një “objektiv kryesor për agresionin rus”, ka thënë të enjten në mbrëmje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, në mes të pushtimit rus të Ukrainës.
Duke folur për CNN në “The Situation Room”, Price tha se Zelensky “në shumë mënyra përfaqëson – madje personifikon – aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës – të popullit ukrainas”.
“Pra, sigurisht, ai do të mbetet një objektiv kryesor për agresionin rus”, ka thënë ai.
Presidenti ukrainas dhe ekipi i tij “do të marrin vendime në orët në vijim, në ditët në vijim, bazuar në atë që është në interesin më të mirë të tyre, çfarë është në interesin më të mirë të popullit ukrainas, çfarë është në interesin më të mirë të shtetit ukrainas”, ka shtuar Price.