Kryeministri Edi Rama për herë të parë e cilësuar si pengmarrje arrestimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat e Serbisë. Teksa kërkoi lirimin e tyre, Rama tha se ato po mbahen peng nga një shtet dhe pse s’kanë bërë asnjë krim. Rama tha se do të mbante të njëjtin qëndrim edhe sikur ata të ishin serb.
“Fakti që 3 policë në këtë rast janë të Kosovës, janë shqiptarë, por të njëjtin qëndrim do të mbaje edhe po të ishin serb që hipotetikisht do të mbahen peng. Të mbahen peng 3 njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë krim. Kjo tregon se Serbia duhet të angazhohet më seriozisht.
Kjo nuk është se janë tre policë shqiptarë por janë tre njerëz që mbahen peng atje nga një shtet. Dhe mbulohet kjo me jo u arrestua ky, jo u arrestua ai. Edhe sikur të jenë të vërteta këto që thuhen nga forcat legjitime të Kosovës nuk reagon një shtet duke bërë simetri. Pse çfarë janë këto banda. Shtet demokratik respekton të drejtat e njerëzve. Pavarësisht se të drejtat e njerëzve në një shtet tjetër mund të shkelen”,-tha Rama, shkruan Tirananews, përcjell Fol Drejt.