Një 30-vjeçar është arrestuar para Pallatit Buckingham të Londrës pasi dyshohet se mbrëmë ndezi një zjarr para portës së rezidencës zyrtare të monarkut britanik.
Policia Metropolitane njoftoi se ai u arrestua rreth orës 22:00 me orën lokale pasi u vërejt një zjarr i vogël para portës së Pallatit Buckingham, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Burri u arrestua dhe zjarri u fik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në një video të postuar në twitter, shihet një oficer policie duke e mbajtur personin në gardhin e portës së hyrjes së Pallatit Buckingham dhe më pas e rrëzon në tokë. Gjatë arrestimit, atë e ndihmon edhe një koleg tjetër.
Pallati Buckingham është shtëpia e monarkëve britanikë, si dhe një atraksion i famshëm turistik në Londër./FolDrejt/