Unioni i Mjekëve të Sudanit njoftoi se 411 civilë kanë vdekur në përleshjet midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga 15 prilli.
Në deklaratën e Unionit thuhet se përkundër armëpushimit në mes të ushtrisë dhe RSF-së, përleshjet kanë vazhduar në rajone të ndryshme dhe se deri më tani janë lënduar 2.023 civilë dhe kanë humbur jetën 411 civilë, përcjell Fol Drejt.
Konflikti në Sudan ka hyrë në ditën e 15-të.
Ndërkohë që përleshjet janë intensifikuar rreth Pallatit Presidencial dhe Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë në kryeqytetin Khartum, armëpushimi është shkelur edhe në lagje të ndryshme në jug të kryeqytetit.
Palët kishin njoftuar se do të respektonin thirrjen e SHBA-së për një armëpushim të ri 72-orësh nga 28 prilli./FolDrejt/