Numri i sulmeve kibernetike ndaj kompanive japoneze dhe faqeve të internetit të qeverisë është rritur që nga marsi, përpara samitit të G7 që do të mbahet në maj, thanë burime të njohura me këtë çështje për agjencinë e lajmeve Kyodo.
Sulmet DDoS në fjalë kryesisht u zgjidhën shpejt, shtuan burimet, përcjell Fol Drejt.
“Ekziston mundësia që Japonia të jetë një objektiv, por ne kemi paralajmëruar organizatat përkatëse të jenë vigjilente”, tha një zyrtar nga Qendra Kombëtare e Reagimit të Incidenteve të Sigurisë Kibernetike./FolDrejt/