Është raportuar për pesë raste të dhunës në familje në qytetin e Prishtinës.
Të gjitha rastet kanë ndodhur në 24 orët e fundit, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.
Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Fushë Kosovë, 04.04.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 04.04.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 04.04.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij (vajza e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 04.04.2022 – 16:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të tij, viktimës mashkull kosovar, i mitur. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 04.04.2022 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/
Lexo edhe:
Dhuna në familje, fenomeni gjithnjë në rritje në shoqërinë kosovare