“Danimarka ka vendosur të dëbojë 15 diplomatë rusë pas një raporti për zbulimin e varrezave masive dhe vrasjen e civilëve në qytetin ukrainas Bucha”, tha sot ministri i Jashtëm danez Jepe Kofod, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Ukraina dhe vendet perëndimore akuzojnë Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve në Bucha, ndërsa Moska kategorikisht i hedh poshtë këto pretendime dhe thekson se është propagandë dhe provokim.