Të paktën shtatë persona janë të zhdukur dhe rreth 900 të tjerë janë zhvendosur në vende më të sigurta për shkak të përmbytjeve në Kinë të martën, sipas mediave lokale, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut në zonat e pabanuara të qarkut Wenchuan të provincës jugperëndimore të Sichuan.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar, raportoi e përditshmja Global Times. /FolDrejt/