Ky është raundi i tretë i demonstratave kundër reformës së pensioneve në Francë, përcjell Fol Drejt.
Raundi i tretë i demonstratave kundër reformës së pensioneve erdhi një ditë pasi anëtarët e parlamentit francez filluan debatin për një ligj që do të rriste moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Ky projektligj është një akt kyç, miratimin e të cilit Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron ta arrijë gjatë mandatit të tij të dytë.
Autoritetet vlerësuan se 1.27 milionë njerëz demonstruan javën e kaluar, që është më shumë se protestat e para kundër reformës së pensioneve, të mbajtura më 19 janar në të gjithë vendin.
Për të shtunën janë paralajmëruar demonstrata të reja, në të cilat kanë thirrur tetë sindikata kryesore franceze./FolDrejt/