Dy vrimat anash nuk janë as detaj mode dhe as ndonjë markë e njohur, por kanë qëllimin e tyre.
Ato fillimisht ishin menduar për të luajtur basketboll. Pra, dy vrimat shtesë të poshtme përdoren në mënyrë që këpuca të mund të shtrëngohet rreth këmbës, gjë që redukton rrezikun e lëndimit.
Nëse dëshironi ta kontrolloni vetë, tërhiqeni kordonin nga dy vrimat e para dhe kaloni nëpër ato dy vrima shtesë anash dhe kaloni prapa. Shtrëngoni atletet dhe do të vini re se anët e atleteve janë të shtrënguara pas këmbës.
Nga viti 1917 e deri më sot, atletet All Star nuk kanë ndryshuar shumë. Ndoshta ky është sekreti që i bën njerëzit t’i duan ato, transmeton Fol Drejt.
Shikojeni videon për më shumë: