Karim Benzema u largua nga Real Madridi pas 14 vitesh dhe nënshkroi kontratë me kampionin saudit Al Ittihad të dielën në mbrëmje. Këtë e ka zbuluar Fabrizio Romano i cili ka thënë se se francezi ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2025 dhe se ka opsionin për ta zgjatur për një vit tjetër kontratën.
Përveç kësaj, paga e Benzemas do të jetë rreth 200 milionë euro në sezon dhe në këtë shifër përfshihen përfitime të shumta komerciale.
Benzema do të jetë deri të martën në Madrid, ku pas kësaj do të udhëtojë për në Arabinë Saudite.
Benzema është fituesi aktual i Topit të Artë dhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Real Madridit me 353 gola. Ai e bëri këtë në 647 ndeshje, duke e bërë atë të pestin në listën e të gjitha kohërave të lojtarëve të Realit me më shumë paraqitje për klubin.
“Karriera e Karim Benzema në Real Madrid ishte një shembull i sjelljes dhe profesionalizmit të vërtetë dhe përfaqësoi vlerat e klubit tonë. Benzema ka fituar të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen e tij,” u tha ndër të tjera në deklaratën përshëndetëse të Real Madridit për të, transmeton Fol Drejt.