Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, mbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane nuk ka plane të largohet nga klubi këtë verë, pavarësisht interesimit nga Arabia Saudite, shkruan Goal.
Francezi nënshkroi vetëm verën e kaluar për Djajtë e Kuq, por ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, duke luajtur një rol kyç në skuadrën e Erik ten Hag.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, 30-vjeçari është lidhur me një largim këtë verë.
Por pavarësisht interesimit serioz nga disa skuadra të Ligës Pro Saudite, Romano ka zbuluar se Varane dëshiron të qëndrojë në klub dhe se United nuk ka ndërmend ta lërë të largohet.
Klubi e konsideron fituesin e Kupës së Botës 2018 si një pjesë kyçe të skuadrës së tyre dhe kështu ka bllokuar çdo qasje.