Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë në një samit të grupit pesë-vendesh BRICS se Moska dëshiron t’i japë fund një lufte që është “shpallur nga Perëndimi dhe satelitët e tij” në Ukrainë, shkruan Al Jazeera.
Putin foli me lidhje video me udhëheqësit e Brazilit, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut që u takuan në Johannesburg për një luftë që Rusia filloi kur pushtoi fqinjin e saj në shkurt të vitit të kaluar.
Vendet e tjera të BRICS-it të Rusisë janë përmbajtur nga dënimi i veprimeve të Moskës në Ukrainë dhe Putini u tha atyre në samitin e tyre se lufta ishte një përgjigje e detyruar ndaj veprimeve të Kievit dhe Perëndimit.