Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, transmeton Fol Drejt.
Në një paraqitje para gazetarëve, Tahiri ka njoftuar se në këtë kërkesë janë trajtuar tri çështje që janë të rëndësishme sipas tij.
“[1] Këshilli ekonomik social i cili asnjëherë nuk është konsultuar. [2] Diskrimimini i palëve të cenueshme dhe [3] Lidhjet me veteranët e UÇK-së, rast ky që është eklatant dhe që lidhjet me vlerat që kjo kategori përfaqëson”, është shprehur Tahiri.
“I bëj pyetje Kurtit të na tregojë se kush e ka sot pagën 260 euro, ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren. Është një mashtrim i radhës”, është shprehur Tahiri më tej.