Deputeti nga radhët e LDK-së dhe njëkohësisht ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së Komisionit për Integrim Evropian, transmeton Fol Drejt.
Sipas Hotit, nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komision të Kuvendit.
“Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues. Nuk është mund t’i iket kësaj përgjegjësie.
Është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për “Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme.”, ka thënë ndër tjerash Hoti.