Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Shejh Myhedin Shehu në përvjetorin e tij të rënies, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj ka ngritur lart veprën e këtij personaliteti, duke thënë se sakrifica e tij për të drejtën shqiptare vazhdon të jetë frymëzim edhe sot.
“Në përvjetorin e rënies, kujtojmë njërin prej personaliteteve më të shquar të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, Heroin e Kosovës Shejh Myhedin Shehu. Sakrifica e tij për të drejtën shqiptare vazhdon të jetë frymëzim edhe sot.
Në këtë përvjetor të flijimit të tij dhe të dhjetëra qytetarëve të pafajshëm të Rahovecit, kujtojmë me respekt angazhimin e tij në etapa të ndryshme, që populli i Kosovës të jetojë i lirë, me besim e dinjitet.
Lavdi!”, është shprehur Haradinaj./FolDrejt/