Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviq, sot ka pritur në takim ambasadoren e Kosovës atje, ku ka treguar se bashkëpunimi është shtuar mes dy shteteve, me theks të veçantë në infrastrukturë.
Abazoviq tha se qeveritë e Malit të Zi dhe Kosovës do të punojnë në ndërtimin e rrugës Plavë-Deçan, transmeton Fol Drejt.
“Sot kam biseduar me të nderuarën ambasadoren Ariana Zherka Hoxha mbi rritjën e bashkëpunimit midis dy shteteve, veçanërisht në fushën e lidhjës së infrastrukturës, zhvillimit të biznesit dhe turizmit. Dy qeveritë kanë vëndosur të punojnë rrugën Plavë-Deçan!”, ka njoftuar Abazoviç në Twitter.
Sot kam biseduar me të nderuarën ambasadoren 🇽🇰 #ArianaZherkaHoxha mbi rritjën e bashkëpunimit midis dy shteteve, veçanërisht në fushën e lidhjës së infrastrukturës, zhvillimit të biznesit dhe turizmit. Dy qeveritë kanë vëndosur të punojnë rrugën Plavë-Deçan! 🇲🇪 🤝 🇽🇰 pic.twitter.com/Q2zK4uCbGv
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) November 23, 2022