Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, para fillimit të ceremonisë zyrtare dhe fillimit të seancës së dy qeverive.
Abazoviq tha se pritet të nënshkruhen 11 dokumente të përbashkta mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, përcjell Fol Drejt.
“Pijet e mirëseardhjes në vilën Gorica për miqtë tanë para ceremonisë zyrtare dhe fillimit të seancës së dy qeverive. Kemi shumë punë përpara. Pritet të nënshkruhen 11 dokumente të përbashkëta”, ka shkruar Abazoviq./FolDrejt/