Personi i plagosur ishte një shpëtimtar dhe ai u vra gjatë kryerjes së detyrës së tij, tha kryetari i komunës Khmelnytskyi Oleksandr Simchyshyn përmes Telegramit, duke deklaruar se ndërtesat janë dëmtuar në ato goditje, përcjell Fol Drejt.
Guvernatori i rajonit Khmelnytskyi tha se tre sulme nate u kryen në qytetin me të njëjtin emër, i cili ndodhet midis Kievit dhe Lviv. Nga katër të plagosurit, tre janë në spital në gjendje të rëndë, por jeta e tyre nuk është në rrezik, tha guvernatori përmes Telegram.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi 14 dronë luftarakë Shahed të prodhuar nga Irani dhe se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 11 të tillë.
Nëntë janë qëlluar rreth Kievit, njoftoi administrata ushtarake e kryeqytetit të Ukrainës, duke deklaruar se nuk kishte viktima apo objekte të dëmtuara në atë sulm./FolDrejt/