I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur sot në Kuvend duke potencuar mesazhin kryesor të tij që ishte se Kosova nuk duhet të bie në grackën e destabilizimit.
Abdixhiku tha se synim i Serbisë është që të dështojë dialogu.
“Kosova të mos bjerë në asnjë grackë destabilizuese e aq më parë që ato që ndodhin në vendin tonë. Dhe të mos merr fajësim për asnjë lloj dështimi në këtë proces. Sepse sikurse destabilizimi ashtu edhe dështimi në këtë proces dialogues janë synime të Serbisë”, tha ndër të tjera Abdixhiku, transmeton Fol Drejt.