Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, e ka konsideruar situatën në veri në pikën më të ulët që 20 vjet.
Ai për këtë foli në Kuvendin e Kosovës ku theksoi se situata e tanishme është një humnerë politike, përcjell Fol Drejt.
“Situata në veri të vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në këto 20 vitet e fundit dhe të sigurisë, dhe është fillimi më i vështirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, pas shpalljes së pavarësisë. Nuk është vakuum, por është humnerë politike, ku komunat janë pa kryetarë, stacionet pa policë, gjykatat pa prokurorë dh pa gjyqtarë, dhe kjo është situatë reale”, u shpreh Hoxhaj në Kuvend.
Ai gjithashtu shtoi se koha e dorëheqjeve të serbëve, ishte ora më e keqe në historinë moderne të Kosovës./FolDrejt/