Në seancën e sotme parlamentare, në orët e pasdites, deputetëve në sallë u është bashkuar edhe deputetja Adriana Matoshi, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, në momentin kur Adriana hyri në sallë, tha:
“Sapo i dha jetë kësaj seance, deputetja Adriana Matoshi!”
Deputetja Matoshi, e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LV), i është nënshtruar së fundi një operacioni kirurgjikal, për shkak të kancerit.
Konjufca, në emër të deputetëve, i uroi mirëseardhje, shëndet dhe jetë të gjatë./FolDrejt/