Policia sllovake arrestoi të enjten ish-kryeministrin Robert Fico para kamerave televizive që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë. Në momentin e arrestimit ish-kryeministri po jepte jepte një deklaratë për mediat për të nisur një protestë, pavarësisht kufizimeve në përmasat e turmës.
Edhe tubimet publike aktualisht janë të ndaluara në vend, i cili ka një nga nivelet më të larta të infeksionit me koronavirus në botë pas një rritjeje rekord në nëntor.
Çdo tubim publik me më shumë se gjashtë persona aktualisht është i ndaluar sipas rregullave anti-COVID të Sllovakisë. Fillimisht ishte e paqartë nëse Fico do të përballej me ndonjë akuzë.
Policia tha se do të japë detaje të tjera rreth arrestimit të premten. Protesta vazhdoi gjithsesi, me një kortezh makinash që u binin borive, duke kaluar nëpër kryeqytetin, Bratislavë. Fico tha se tubimi përputhej me kufizimet sepse përbëhej kryesisht nga makina.
“Unë u ndalova dhe më akuzuan për nxitje. Është absurde. Ky është fundi i demokracisë. Unë nuk kam nxitur asgjë,” u tha Fico gazetarëve pasi u lirua. g.v/abcnews.al