Është rifilluar trafiku ajror në aeroportin e Mynihut mëngjesin e sotëm, por me volum të reduktuar ndjeshëm.
Për shkak të reshjeve të dendura të borës që goditën dje Gjermaninë jugore, fluturimet në aeroportin e Mynihut janë pezulluar deri në mëngjesin e sotëm, ndërsa avionët janë devijuar në aeroportet e Nurembergut dhe Frankfurtit.
Ndërprerje ka pasur edhe në qarkullimin hekurudhor, përcjell Fol Drejt.