Venezuela po mban sot një referendum për të vendosur për një pjesë të madhe të Guajanës fqinje, për të cilën qeveria venezueliane pretendon se ishte vjedhur kur kufiri veri-jug u tërhoq më shumë se një shekull më parë.
Guajana e konsideron referendumin një hap drejt aneksimit.
Pyetja e referendumit është nëse venezuelianët mbështesin krijimin e një shteti në territorin e diskutueshëm të njohur si Essequibo, dhënien e shtetësisë për banorët aktualë dhe të ardhshëm të zonës dhe refuzimin e juridiksionit të gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis dy vendeve të Amerikës së Jugut, raporton AP, përcjell Fol Drejt.