Kolonelja e Policisë së Kosovës Afërdita Mikullovci-drejtor i Drejtorisë Rajonale Policore –Mitrovicë Jug, mori pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Glynco, Georgia (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Kursi i lidershipit I mbajtur nga 24 prill deri 4 maj 2023, ku pjesëmarrës ishin 27 udhëheqës/drejtues të policies shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara dhe Kolonel MIkullovci si delegatja/pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
Pjesëmarrja e Kolonel Mikullovcit u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC). Kolonel Mikullovci ishte përzgjedhur nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën.
Kolonel Mikullovci theksoi se ndihet e privilegjuar për mundësinë e dhënë dhe është krenare për pjesëmarrjen e Policisë se Kosovës në këtë trajnim si pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare. Shkëmbimi i përvojave edhe njohuritë e fituara në këtë kurs, ashtu siç mund të them është edhe motoja/mantra e kursit të “Lead by Heart- Udhëheq nga zemra ” do të thotë të vendosësh njerëzit në radhë të parë, t’i shërbesh komunitetit dhe të shërbesh me përkushtim për vendin dhe qytetarët.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara, si partner strategjik dhe i përhershëm i Policisë së Kosovës, në vazhdimësi përkrah Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve si dhe avancimin e stafit te PK-së me trajnime të avancuara në qendrat më të njohura të sigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe nga instruktor me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit./FolDrejt/