Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar sot një mesazh urimi Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla të Anglisë me rastin e kurorëzimit të tyre.
Siç raportojnë mediat shtetërore kineze, Xi deklaroi se Kina është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin kulturor me Britaninë e Madhe.
Reuters raporton se lideri kinez deklaroi se të dy vendet duhet të promovojnë bashkërisht paqen dhe bashkëpunimin./FolDrejt/