Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) në një operacion në rajonin Gara në veri të Irakut neutralizoi pesë terroristë, në mesin e të cilëve edhe Norsin Afrin, e ashtuquajtur komandante e njësitit të grave të organizatës terroriste PKK.
Gazetari i AA-së mëson se MIT kishte nisur një aksion për të konstatuar vendndodhjen e Norsin Afrin-it, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Burimet e sigurisë thanë se ata ndërmorën aksionin pas një informacioni se Norsin Afrini do të largohej nga lokacioni për të kryer aktivitete terroriste të drejtuara kundër pjesëtarëve të forcave të sigurisë.
Pesë terroristë, përfshirë Norsin Afrin-in, u neutralizuan në operacionin e MIT-it në rajonin Gara.
Gjithashtu theksohet se organizata terroriste PKK u përpoq të fshehë neutralizimin e Norsin Afrin-it për të parandaluar arratisjen e anëtarëve të tjerë.
Siriania Norsin Afrin iu bashkua organizatës në vitin 2000. Ajo për një kohë të gjatë drejtoi aktivitete terroriste në Türkiye, si dhe iu bashkua “forcave speciale” të PKK/KCK-së, të cilat organizonin aktivitete terroriste në qytetet e mëdha turke.
Afrin ishte një nga terroristët e rangut të lartë dhe urdhëroi aktivitete të shumta terroriste në Türkiye.
Terroristja Norsin Afrin i priu aktiviteteve terroriste në Gara, si dhe aktiviteteve të organizatës terroriste PKK kundër operacioneve të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në Siri. Po ashtu u zbulua se Afrin drejtonte terroristët edhe kundër operacionit “Kthetra-Dryni”.
Afrin ishte anëtare e të ashtuquajturit këshilli ushtarak i HPG-së dhe YJA Star, si dhe kompetente e YJA Star për zonën e Garës./FolDrejt/