U.d. Ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha – Bunjaku, pati rastin të takohet me dr. Arnaud Charpentier, z. Roberto Cattarinussi, si dhe me udhëheqësen e projektit dr. Afërdita Ademi- Osmani.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për fillimin e bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Intervente (INCCI) të Luksemburgut për ngritjen e kapaciteteve të personelit shëndetësor të shërbimit të kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë intervente në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur vetë Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Kjo është vizita e parë e cila do të shërbejë për vlerësimin e nevojave të institucioneve publike që ofrojnë këto shërbime në kuadër të ShSKUK-së (klinika e kardiologjisë dhe SP Prizren).
Presim që si rezultat i kësaj vizite të nisim bashkëpunimin për një periudhe së paku 3-vjeçare me Institutin Kombëtar të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Intervente (INCCI) të Luksemburgut, në kuadër të mbështetjes që vjen nga Projekti i Qeverisë së Luksemburgut.”, thuhet tutje nga kjo Ministri./FolDrejt/