Memphis Depay mund të zbresë në Atletico Madrid së shpejti.
Në një deklaratë për gazetën Mundo Deportivo, agjenti izraelit Pini Zahavi zbuloi synimet e Atletico Madridit dhe Barcelonës. Klubet spanjolle janë në bisedime për shkëmbimin e dy lojtarëve! Bëhet fjalë për Memphis Depay dhe Yannick Carrasco.
“Është e vërtetë, ne po flasim. Plani është që Depay të shkojë në Atletico Madrid dhe Carrasco në Barcelonë. Nuk kemi arritur ende një zgjidhje përfundimtare, madje nuk e di nëse do të arrijmë atje. Por unë mundem të konfirmoj që po flasim. Më pëlqen ideja, Carrasco është lojtari i duhur për Barcelonën”, tha Zahavi.
Depay do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, kështu që mund të flasë lirshëm me klubet e interesuara dhe kjo është një rrethanë rënduese në këtë rast. Ndryshe është me Carrascon, i cili ka një kontratë me Atléticon. Kjo do të thotë se të dy lojtarët nuk janë në pozita të barabarta, Barcelona ka më pak ndikim mbi lojtarin e tyre sesa Atletico Madrid. Që marrëveshja të realizohet, do të nevojitet shumë koordinim, veçanërisht pasi Barcelona nuk ka liri veprimi për të zgjidhur çështjen me para për shkak të problemeve të njohura financiare.
Zahavi gjithashtu përfaqëson Christopher Nkunkun, Robert Lewandowskit dhe shumë futbollistëve të tjerë, transmeton Fol Drejt.