PSG ka zyrtarizuar Luis Campos si drejtor sportiv, ndërsa klubi po kërkon emërimin e Zinedine Zidane në rolin e trajnerit.
Në orët e fundit, zërat që e lidhin ish-teknikun e Real Madrid me parisienët kanë qenë të shumta, megjithatë për të marrë situatën në dorë dhe për të mos lejuar thashethemet, ka folur këshilltari i trajnerit francez, Alain Migliaccio.
Ky i fundit thekson se nuk ka pasur bisedime mes palëve dhe se ai është i vetmi person që mund të flasë në emër të Zidane.
“Të gjithë këto zërat mbi një marrëveshje të PSG me Zidane nuk kanë asnjë bazë”.
“As Zidan dhe as unë nuk jemi kontaktuar nga pronari i PSG për të marrë drejtimin e skuadrës”.
“Unë jam personi i vetëm që kam autorizim për të folur në emrin e Zidane dhe në këtë formë, garantoj se nuk ka bisedime mes palëve”, ka thënë Migliaccio./Telegrafi/