Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një biznesmen është dhunuar me leva nga disa persona të maskuar.
Mediat greke bëjnë me dije se është ushtruar dhunë ndaj pronarit të një prej hoteleve më të njohura të zonës së Mykonos në Greqi.
Disa persona të maskuar fillimisht kanë plasur makinën me të cilën udhëtonte Thodoris Kousathanas , pronar i hotelit “Poseidon”, dhe më pas e kanë rrahur duke e lënë pa ndjenja.
Thodoris Kousathanas është dërguar menjëherë në spital ku i është dhënë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që kryebashkiaku i Mykonos, Konstantinos Koukas , ka kontaktuar drejtpërdrejt me gjeneral lejtënantin e Egjeut të Jugut, George Michalopoulos dhe ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të rastit që ka shkaktuar shqetësim në komunitetin lokal./abcnews.al/