Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në vazhdimësi komenton zhvillimet politikë në vend dhe rajon, ka thënë se duke parë kërkesën e sotme SHBA-së që Serbia të largojë forcat në kufi me Kosovën, del që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur informacione për forcat serbe në kufi.
Këtë Ahmeti e ka thënë duke ndërlidhur kërkesën e djeshme të Ramës që KFOR-i të vendoset në Veri.
“Nga lajmet e fundit, po shihet se Rama ka pas informata sepse forca ushtarake nga Serbia janë koncentruar në kufi. ShBA kanë kërkuar nga Serbia që të tërhjek forcat menjëherë ndërsa është e qartë që forcat e NATO do të shtohen”, ka shkruar Ahmeti.