Gazetari amerikan, Nick Schifrin, ka bërë të ditur se sot Sekretari Amerikan, Antony Blinken ka telefonuar krerët e shtetit serb, ndërkohë që sipas Schifrin, këshilltari i Joe Biden, Jake Sullivan ka telefonuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai gjithashtu ka shtuar se tashmë NATO po konsideron rritjen e prezencës ushtarake në veri të Republikës së Kosovës.
“Sot Sekretari Blinken ka telefonuar Bërnabiqin, Jake Sullivan ka telefonuar presidenten Vjosa Osmani dhe NATO-n po kosnideron shtimin e prezencës ushtarake në Veri”, ka shkruar Schifrin ai në X, dikur Twitter.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i cili është paralajmëruar për masa ndëshkuese ndaj Serbisë “nëse nuk sillet siç duhet.
Ai u tha gazetarëve në Beograd se gjatë bisedës të dy janë pajtuar se është i nevojshëm “shtensionimi dhe shtimi i rolit të KFOR-it” që sipas tij mbështetet nga Serbia.