Një aksident trafiku ka ndodhur në segmentin rrugor Vushtrri-Mitrovicë, përkatësisht në Dobërlluk.
Lajmi është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Pllana tha se i dyshuari që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal./21Media