Mbrëmë u raportua të ketë ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast rezultoi me fatalitet për një grua.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:50, mbrëmë në Mazgit, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit policor, thuhet se aksidenti është shkaktuar mes dy veturave civile.
Si pasojë, një person femër kosovare ka vdekur, ndërsa katër të tjerë janë lënduar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./FolDrejt/