Policia ka shpëtuar një person nga përpjekja për vetëvrasje afër një lumi.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:20, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se intervenimi i policisë është kryer gjatë kohës kur njësitë policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në lumë është një person.
Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor.
Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm pasi që i njëjti kishte probleme psikike./FolDrejt/