Në aksidentin e sotëm në fshatin Slivovë, rruga Prishtinë-Gjilan, kanë mbetur katër persona të lënduar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka konfirmuar për klankosovën se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura, transmeton Fol Drejt.
”Rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti./FolDrejt/